Jump to content

Kanuni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kanuni, ose kanûja në malësitë e Veriut,[1] është ligjja apo përmbledhje e ligjeve të pashkruara zakonore, të trashëguara në mënyrë gojore, që pasqyrojnë gjendjen ekonomike-shoqërore të periudhave të kaluara dhe që në kohën e vet mbronin interesat e klasave e të shtresave të caktuara shoqërore.[2] E ushtruar qëmoti në Shqipërinë e tanishme Veriore, Kosovë, pjesë të Maqedonisë e Veriut e Malit të Zi,[3] Toskëri, Labëri e Çamëri, e drejta zakonore mori emërtime të ndryshme në varësi të trevës etnografike, i Maleve (i Lekë Dukagjinit), i Dibrës, Kurbinit (Skënderbeut), Bendës, Lumës, Çermenikës, Labërisë (Papa Zhulit, Idriz Sulit) dhe i Çamërisë.

Botëkuptimi kanunor vijoi të ushtrohej ndër këto vise, si dhe në trevat e ish-Vilajetit të Kosovësmbretërinë dhe republikën jugosllave. Shteti shqiptar në vitet e regjimit komunist i suprimoi me forcën e ligjit praktikat zakonore duke i mënjanuar si "zakone prapanike". Ushtrimi i normave kanunore u rikthye pas viteve '90 në viset shqiptare pas kolapsuan institucionet shtetërore;[3] në Shqipëri ushtrimi i së drejtës zakonore u vërejt sidomos në çështjet e lidhura me të drejtën pronësore.[4]

Etimologjia

Termi Kanun është etimologjikisht i lidhur me fjalën greke "κανών" ("canon"), që nënkupton rregull,[5] i ardhur në gjuhën shqipe përmes osmanishtes.[1] Trajtë e cila duhet të jetë bërë e përmbarshme në periudhën osmane.[6] Aq e përdorur ka qenë në rend bisedor saqë për kur diçka ishte e ligjshme thuhej "asht kanun",[7] dhe kur ishte e jashtëligjshme "kanuni nuk e ep". Ligjja zakonore quhej vetëm kanun.[8]

Emërtime të tjera

Përpos emrit kanun, janë përdorur fjalë tjera me prejardhje turke (usull, itifak, adet, sharte) apo në perifrazën shqipe udhë a rrugë.[3] Në jurisprudencën Në Toskëri quhej Kanuni i Adetit, në Çamëri thjesht Adeti,[9] në Labëri Shartet e Idriz Sulit,[10][11] ndërsa në nënkrahinën e Bregut nënvarianti i të drejtës kanunore labe njihej si Venomet e Himarës.[12] Në Martanesh i thonë kanun, ndërsa në Dibër, Kurbin, Bendë e Tamadhe i thonë zakon, në Çermenikë e identifikojnë me Mustë Ballgjinin,[7] bajraktar i Çermenikës nga Gurakuqi[13] (Kanuni i Mustë Ballgjinit).[7]

Prejardhja

Von Godin është e mendimit se ligjes zakonore ia dhanë Osmanët emrin kanun dhe se emri shqiptar Lek (ligji) nisi të kuptohej si emër i përveçëm që më pas iu mvesh hartuesit të pandehur të kohës së Skënderbeut, Lekë Dukagjinit.[3] Vizitorja angleze Durham mendonte se vjetërsia e kanunit mund të cekte Epokën e bronzit.[14] Të tjerë e kanë parë si kodifikim të ligjeve ilire,[15] si dhe kanë sugjeruar se mund t'i gjurmohen elemente të mbetura nga periudhat prehistorike para-Indoeuropiane.[16] Sidoqoftë mund t'i vihet re shtresëzime të të gjitha periudhave, si të asaj para-Indoeuropiane ashtu edhe Indoeuropiane, greke antike, romake, ballkanike dhe osmane.[17]

Malcolm hamendëson se një kapitull i ZakonikutDushanit të ketë qenë përpjekja e parë për t'i integruar ligjet e maleve.[18] Ndërsa te Statutet e Shkodrës, më të vjetra se Zakoniku, të vetmen gjurmë të arbërishtes ka foljen bessare që mendohet se është institucioni i besës.[19][20]

Historia

Kur administrata osmane u njoh organizimin shoqëror të viseve shqiptare, rreth viteve 1550 e përmendin të drejtën zakonore vendore Xhibal Kanuni (Kanuni i maleve).[6]

Në shek. XVII një anonim përgatit një studim në gjuhën venete "Informacion mbi origjinën dhe metodën e arbitrazhit në çeshtjen e marrjes së gjakut në Shqipëri", i drejtohej Republikës së Venedikut me qellim që të harmonizoheshin ligjet e shtetërore të Venedikut me Kanunin e shqiptarëve në hapësirën nga Kotorri deri në Shkodër ku shtrihej sundimi i administratës së Venedikut. Senati nuk e miratoi këtë studim, sepse nuk desh të njihej një ligj tjetër në provincat e tij.[21]

Komisioni dhe Kanuni i Xhibalit

Në kuadër të Tanzimatit dhe zbatimit të reformave, administrata osmane për t'u raportuar me normat zakonore të cilat ishin bashkëushtruar lirisht me Kanunnametë dhe Sheriatin, hapi një zyrë me emërtimin Komisioni i Maleve të Shkodrës (tr. Iskodra Xhibali Komisioni) krijuar në vitet 1856-1858, me qendër në Shkodër dhe me pushtet administrativ e gjyqësor në krahinat.[22] Komisioni mishëronte qëndrimet centralizuese të reformave perandorake dhe qasjen që do të kishte me të drejtën zakonore lokale[23] në viset e bajrakut dhe mbështetej kryesisht te Kanuni i Maleve (tr. Kanun-i Xhibal) me ndonjë element administrativ osman. Më 1863 bylykbashi i Grudës nëpërmjet një letre dërguar serxherdesë i kërkonte Kanunin e Xhibalit. Letër që jep arsye për të besuar se bëhet fjalë për një kodifikim në osmanisht. Pjesë të këtij kanuni janë njëzet paragrafë të botuar në salnamenë e vilajetit të Shkodrës më 1894, të cilët u botuan të përkthyera në italisht dhe frëngjisht.[24] Për administratën osmane elementet më të rëndësishme për marrëdhënien mes tyre dhe popullatës ishin: vrasja, gjakmarrja, pajtimet, paret e gjakut, mikpritja, plaçkitjet, hasmëritë mes fiseve.[3]

Kanunet

Në viset e bajrakut

Gjeçovi realizoi kërkimin në terren dhe e kodifikoi vetë kanunin duke zgjedhur të bënte krahasime me kodifikime ligjesh të lashta dhe të njohura si Ligjin Manu, Ligjin e Dymbëdhjetë Tabelave dhe Testamentin e Vjetër. Duke e bërë kështu mbase rasti i parë në literaturën etnografike në Ballkan ku materiali etnografik u shndërrua në kod.[25]

Kodifikimi që i bëri Gjeçovit variantit të kanunit që u emërtua "i Lekë Dukagjinit" çoi drejt përfytyrimit kolektiv të një kodi ligjor mesjetar të lidhur dhe madje të krijuar nga vetë fisniku arbëror[25] të shek. XV sipas disa studjuesve.[26] Gjeçovi vetë e titulloi ashtu, por po ashtu në shumë raste në tekst përdor Kanuni i Maleve.[25] Por gabimisht mendohet se ky variant praktikimi i të drejtës kanunore ka qenë i vetmi, dhe autorësia vetëm besohet se është e fisnikut arbër.[27] Vlora mendon se mveshja është bërë krejt arbitrare, pa asnjë bazë historike.[28] Valentini përcjell se termin Kanuni i Lekës nuk e ka hasur në asnjë burim përpara shek. XIX[29] dhe mendohet të jetë (si dhe Zakoni i Kurbinit që quajt i Skënderbeut) thjesht konstrukt letrar.[7]

Në Labëri

Mbledhja e këtij varianti u bë në vitet '50 nga Zojzi i praktikuar në krahinat jugperëndimore të Shqipërisë, Lumi i Vlorës, Himarë e Kurvelesh.[30] Forma Kanuni i Papazhulit përdorej më përpara dhe sipas Eqrem bej Vlorës kur gjysmën e parë të shek. XVIII lebërit filluan të bëheshin muslimanë, e quajtën i Idriz Sulit - që ishte në atë kohë një kryetar i Progonatit. Himara që mbeti e krishterë vijoi të përdorte emërtimin e moçëm.[31]

Në fshatin Zhulat gojëdhëna kumton që në kohët bizantine jetonte një prijës i shquar i quajtur Papazhuli, i cili "nga mosha ish plak'i thinjur, por nga mëndja e nga krahu ish djal'i ri". Në atë kohë një ushtri e madhe kish ardhur nga deti, prijësi i të cilës quhej Kryelesh. Forcat e zbarkuara nga Adriatiku u ndalën në Fushën e Bardhë nën Zhulat dhe i çuan fjalë Papazhulit se ajo ushtri mësynte Kostantinopojën dhe nuk kishte qëllim të mpleksej me krahinën. Palët dhanë besë që për tri ditë të mos prekej njëri-tjetri dhe shkëmbyen pengje besimi, Papazhuli u tërhoq dhe të tretën ditë iu fanit sikur i foli dielli duke i thënë "mos e prek arín që të pret udhën". Kësodore Papazhuli e lejoi të kalonte ushtrinë lirisht ndër ato vise, Kurveleshit i mbeti emri në ndër të prijësit Kryelesh dhe në Kanunin e vendit u bënë disa ndryshime për t'iu afruar Kanunit të të huajve.[31]

Sipas një gojëdhëne radhitur nga Çabej më 1938-39:[32]

"Thuhet se para afërsisht një shekulli u patën bashkuar dy të parë nga të Labërisë, Idris Sulli nga Zhulati dhe Demir Dosti prej Kardhiqi për të reformuar kanunin e vjetër, posaçërisht për të rregulluar rishtas çështjen e rrëmbimit të moçëm dhe të zbimit të gruas."

Më tej shton komentimin e tij:

"Si duket, institucionet e lashta nuk po përkonin më me gjendjen e kohëve të reja."

Studimet

Të parët që nisën grumbullimin e të drejtës zakonore ishin klerikët katolikë Lazër Mjedja, Nikollë Ashta dhe Shtjefën Gjeçovi.[33] Më pas kjo punë grumbullimi përvijoi nga Zef Valentini, Margaret Hasluck, Rrok Zojzi, Qemal Haxhihasani, Frano Illia, Kristo Frashëri,[34] Xhemal Meçi, Pal Doçi, Fadil Mehmeti, Haxhi Goci, Shefqet Hoxha, Xhafer Martini[9] dhe Bardhyl Prifti.[35]

Referimet

  1. ^ a b Dizdari, Tahir (2005). Fjalor i Orientalizmave në Gjuhën Shqipe. 2014: AIITC. fq. 491–492. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Vendodhja (lidhja)
  2. ^ Fjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe - Tiranë, 1980
  3. ^ a b c d e Reinkowski, Maurus (2005). "Gewohnheitsrecht im multinationalen Staat: Die Osmanen und der albanische Kanun". Rechtspluralismus in der Islamischen Welt: Gewohnheitsrecht zwischen Staat und Gesellschaft. Vëll. 16. Walter de Gruyter. fq. 121–142. ISBN 9783110184556. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Bardhoshi, Nebi (2012). "Property in Customary Law". Albania: Family, Society and Culture in the 20th Century. Vëll. 9. LIT Verlag Münster. fq. 73. ISBN 9783643501448. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ κανών, Henry George Liddell, Robert Scott, A Greek-English Lexicon, on Perseus
  6. ^ a b Vlora, Eqrem bej; Von Godin, Amelie (2010) [1955-56]. Ndihmesë për historinë e sundimit turk në Shqipëri v. I. Tiranë: 55. fq. 64–65. ISBN 978-99943-56-83-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ a b c d Martucci, Donato (2017). "Le consuetudini giuridiche albanesi tra oralità e scrittura". Palaver. Vëll. 2. fq. 73–106. ISSN 2280-4250. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Hasluck, Margaret (2015). The Unwritten Law in Albania. Cambridge University Press. fq. 14–15. ISBN 9781107586932. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ a b Elezi, Ismet. "Mbledhja e Normave të Kanunit të Labërisë". kanunilaberise.tripod.com. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Dojaka, Abaz (1979). "Zgjidhja e martesës në Shqipëri". Etnografia shqiptare. Vëll. 10. Tiranë: Akademia e Shkencave e RPSH, Instituti i Historisë, Sektori i Etnografisë. fq. 10. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Martucci, Donato (2010). I Kanun delle montagne albanesi: fonti, fondamenti e mutazioni del diritto tradizionale albanese. Edizioni di Pagina. fq. 20. ISBN 9788874701223. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Habazaj, Albert (2015). Krahina e Himarës në studimet albanologjike të prof. Dr. Jup Kastratit. Vlorë. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  13. ^ Hasluck 2015, p. 118.
  14. ^ Arsovska, Jana (2006). Gender-based Subordination and Trafficking of Women in Ethnic Albanian Context. Garant: Kolor: Journal on moving communities v. 6, n. 1. fq. 10. ISBN 90-441-2008-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ Cook, Bernard (2001). Europe since 1945: an encyclopedia. Vëll. 1. Garland Publishing. fq. 22. ISBN 0-8153-4057-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ Cancik, Hubert; Schneider, Helmuth (2002). Brill's New Pauly Encyclopaedia of the Ancient World. Classical Tradition. Brill. fq. 92. ISBN 90-04-14221-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ Sellers, Mortimer; Tadeusz, Tomaszewski (2010). Rule of Law in Comparative Perspective. Springer Verlag. fq. 205. ISBN 978-90-481-3748-0. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ Malcolm, Noel (1998). Kosovo A short history. New York: New York University Press. fq. 54. ISBN 0-8147-5598-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ Klosi, Ardian (30 tetor 2002). "Statutet e Shkodrës - kujtesa historike e rigjetur". Shekulli. 297: 1, 17. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ Vehbiu, Ardian (27 shtator 2009). "Etiketat shtegtare". peizazhe.com. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ Zeqo, Moikom (2002). Zgjidhja e mosmarrëveshjeve sipas Kanunit të shqiptarëve në optikën e të huajve. Pajtimi 1. fq. 57–60. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ Ulqini, Kahreman (2003). Struktura e shoqërisë tradicionale shqiptare. Shkodër: Idromeno. fq. 93. ISBN 9789992784150. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ Pritchard, Eleanor (2014). Albanian Law and Nation-Building in Northern Albania and Kosovo. Oxford. fq. 184. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  24. ^ Ulqini, Kahreman (1991). Bajraku në organizimin e vjetër shoqëror. Tiranë: Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë: Instituti i Kulturës Popullore. fq. 72–76. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ a b c Bardhoshi 2012, pp. 119-120.
  26. ^ Gawrych, George (2006). The Crescent and the Eagle: Ottoman rule, Islam and the Albanians, 1874–1913. London: IB Tauris. fq. 30. ISBN 9781845112875. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ Di Lellio, Anna (2006). The Case for Kosova: Passage to Independence. Anthem Press. fq. 181. ISBN 978-0-85728-712-0. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  28. ^ Vlora 2010, p. 62.
  29. ^ Studime historike. Vëll. 9. Tiranë: Akademia e Shkencave e RPSH., Instituti i Historisë. 1972. fq. 110. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  30. ^ Bardhoshi, Nebi (2016). Antropologjia e Kanunit. Tiranë: Pika pa sipërfaqe. fq. 172–173. ISBN 978-9928-185-38-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  31. ^ a b Vlora, Ekrem (1957). "Disa gojëthanje mbi "Kanunin e Papazhulit (ose të Idriz Sullit)"". adsh.unishk.edu.al. Romë: Shêjzat (it. Le Pleiadi) vj. 1, nr. 2-3. fq. 56–61. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  32. ^ Çabej, Eqrem (2006). Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes. Tiranë: Çabej. fq. 25–26. ISBN 99927-33-72-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  33. ^ Fiedler, Wilfried (2006). Einführung in die Albanologie. Meißen. fq. 102. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  34. ^ Ahmeti, Musa (2005). Kanuni i Skënderbeut, vepër monumentale e kulturës sonë. Vëll. 9. Lemba. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  35. ^ Bardhoshi 2016, p. 121.