Jump to content

Fausti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Fausti është protagonisti i një legjende klasike gjermane, mbështetur mbi personazhin historik Johann Georg Faust.

Fausti (Gëte)                                           

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Skeda:Fausti (Goethe).gif

Fausti është një dramë e shkruar nga Johann Wolfgang von Goethe, një autor dhe figurë e njohur për Gjermaninë e viteve 1800. Gëte ishte shkrimtar i një zhanri të gjerë. Vepra e tij është e pasur me romane, drama, poezi, novela, etj.

Periudhat e krijimtarisë së Gëtes:

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Periudha I (1768-1788) “Stuhi dhe vrull”

– drama heroike “Gëci i Berlihingenit”, Gëci – gjeniu i forcës

– romani sentimental “Vuajtjet e djaloshit Verter”, Verteri – gjeniu i ndjeshmërisë.


Periudha II (1788-1808) Klasicizmi Vajmaras – periudha më e ndritshme – dramat : “Egmonti”, “Torkuato Taso”, “Efigjenia në Tauridë” – pjesa e parë “e Faustit” – libri i parë i romanit “Vilhelm Majster” – në oborrin e Vajmarit Gëtja u mor me: punë shteti, krijimtari, studime shkencore.


Periudha III (1808-1832) Olimpiku i Vajmarit

– përkon me moshën e pleqërisë karakterizuar nga qetësia

– botimi i pjesës së dytë të “Faustit”

– libri i dytë i romanit “Vilhelm Majster”

– vëllimi “Divani perëndimor-lindor”

– krijoi dhe drejtoi revistën “Art dhe antikitet”

Është pjesë e Gjinisë Dramatike, e do të specifikohet si një Tragjedi. Gëtja e quante Faustin tragjedi, por me synimin për të krijuar një vepër të plotë, ai shkriu aty të gjitha llojet letrare të njohura, duke realizuar kështu sintezën e formave artistike të deri atëhershme. Ajo ka ngjyrimet e një poeme filozofike, poeme epike, dramë misteri, e ngjashme me tragjedinë antike, dramë qytetare dhe romani, si dhe poezi lirike.

Periudha Letrare:                         

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kjo vepër është shkruar në periudhën e Romantizmit.

Veçori të stilit:

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Humanizmi, kontrastet, heroi romantik, përshkrimet e hollësishme, e jashtëzakonshmja, kulti i femrës, kulti i ndjenjës, folklori, madhështia e monologëve të cilat janë modele analizash psikologjike dhe filozofike.

Vepra është e ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë është e ndërtuar sipas kronikave historike shekspiriane në 25 skena dhe trajton jetën personale të heroit. Pjesa e dytë është e ndarë në 5 akte dhe trajton aktivitetin e tij shoqëror.

Flet për marrëveshjen që Fausti bën me Djallin, duke i dorëzuar atij shpirtin e tij, në këmbim të dijes, aftësisë për të kuptuar çdo aspekt të natyrës, të dijes njerëzore dhe për të gjetur lumturinë (jo shpirtërore).

Fausti, duke mposhtur egoizmin, kupton se lumturia nuk mund të jetë kurrë e plotë, nëse nuk ndahet me sa më shumë njerëz. Arsyeja dhe dashuria njerëzore mundin çdo të keqe. Besimi në vlerat humane të njeriut. E meriton jetën dhe lirinë, vetëm ai që e fiton me përpjekje dhe luftë.

Ndodh në dy plane. Në planin e parë paraqiten skena nga jeta e rëndomtë njerëzore kurse në planin tjetër zhvillohen skenat e një bote fantastike, plot me figura mitike.

Simbolikat:              

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1) Simbolika e udhëtimit përcillet nga njëra epokë në tjetrën për të mbërritur te Fausti, i cili do të synojë të zbulojë përmasat e natyrës, botës, kozmosit, qenies, njeriut dhe shoqërisë.

2) Ferri dhe parajsa janë simbole të fatkeqësive dhe të lumturisë së njeriut mbi tokë.

3) Zoti, Mefistofeli, kryeëngjëjt e personazheve të tjerë kanë kuptime simbolike dhe janë shprehje e forcave të natyrës dhe shoqërisë.

Burimet e veprës:

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1) Legjenda e Faustit – Fausti ishte hero i një legjende shumë të njohur, që ka një bazë historike reale. Fausti, person real, ka jetuar në fundin e shekullit XV dhe në fillimin e shekullit XVI. Ai shëtiste qytet më qytet  dhe e quante veten doktor, mburrej se zotëronte dije të shumta, si dhe artin e magjisë. Në një epokë, kur besimi në magji ishte diçka normale, rreth magjistarit shëtitës mblidheshin turma të tëra njerëzish.

2) Realiteti i kohës ku Gëtja jetonte- Në fakt epoka e tij u cilësua si epoka e gjenive, sepse në shumë fusha të dijes dhe të artit shkëlqyen emra të mëdhenj. 3) Studimet e tij- Gjatë jetës qëkur shërbeu në oborrin e Vajmarit Gëtja u mor me: punë shteti, krijimtari, studime shkencore për mineralogjinë, paleontologjinë, botanikën, anatominë e fizikën.

  • Fausti:

përmbledh historinë e njerëzimit në kërkim të diturisë

personifikon shpirtin e ri, bashkëkohor,

afirmimin e aspiratave, forcave krijuese të njeriut

bashkëjetojnë dy prirje shpirtërore në konflikt: njëra e tërheq poshtë drejt botës materiale, tjetra e tërheq lart drejt absolutes e pafundësisë

gjithnjë synon dhe arrin, por nuk kënaqet me ato që ka arritur

është i bindur se vetëm veprimi e dinamizmi e mbajnë gjallë jetën

njeriu- gjeni që lufton për njerëzimin

njeriu- vepër që jeton edhe pas vdekjes

  • Mefistofeli:

djalli vetë, por me mendje inteligjente

paraqitet nga Zoti si shpirti i mohimit

utilitar, skeptik dhe pragmatist

është zëri i pavetëdijes, pasqyra e keqe e Faustit;

ai ia plotëson dëshirat e tij (të këqija e të mira) dhe tregohet këshilltar i keq, tinëzar e cinik

është alteregoja e njeriut, shok rruge i yni, mëdyshja jonë, vetja jonë djallëzore;


  • Margarita:

personazhi më poetik i Gëtes, i frymëzuar nga përvoja nostalgjike e dashurisë rinore e të dëlirë, por të humbur

karakterizohet nga natyrshmëria, përkushtimi, besimi në dashuri, droja dhe rezervimi, thjeshtësia e karakterit, morali i pastër, edukata fetare e shndërrojnë atë në vajzën e ëndrrave

është mishërim i dashurisë së dëlirë, vetëmohuese që u zbulohet njerëzve në formën më të përsosur, në dashurinë e gruas, simbol i zbutjes dhe i shpëtimit të shpirtra