Hendeku tektonik
Appearance
![](https://cdn.statically.io/img/upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/e/e3/Fault-Horst-Graben.svg/300px-Fault-Horst-Graben.svg.png)
![](https://cdn.statically.io/img/upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/5/5c/Graben_Afar_ASTER_20020327.jpg/300px-Graben_Afar_ASTER_20020327.jpg)
Hendeku tektonik (Graben-i) është formë strukturore negative, e krijuar nga ulja e e tokës ndërmjet dy a më shumë shkarjeve, rrallë përgjatë një shkarjeje tektonike. Hendeku tektonik i thjeshtë krijohet nga fundosja e tokës ndërmjet dy shkarjeve normale paralele ose përafërsisht paralele, krijohet hendeku i përbërë. Nëse sipërfaqet e dy shkarjeve ose sistemeve të të shkarjeve janë vertikale ose të anuara në një kënd përafësrsisht të njejtë nga fundi i hendekut, quhet hendek i thjeshtë simetrik, përkatësishst hendek i përbërë simetrik. Hendeku shkallor është hendeku i pëtbërë, te i cili pjesët ndërmjet shkarjeve janë lëshuar në trajtë shkallore nga fundi i hendekut.[1]
shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ Staneci, Dr. Jahi.Fjalor i gjeomorfologjisë, Libri shkollor,Prishtinë 2004. faqe 168/169